Morinë, Kukës
Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, në Shqipëri.
Arerstohet në flagrancë drejtuesi i automjetit ku u gjet e fshehur arma e zjarrit pistoletë.
Sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak dhe automjeti.
Policia e Shtetit – BKA, gurë të tjerë në themelet e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dypalësh
100 000 euro pajisje të teknologjisë së lartë (kompjuterë dhe monitorë profesionalë) i dhurohen Policisë së Shtetit nga Zyra Federale Kriminale Gjermane (BKA).
Mallakastër/Vijon operacioni policor “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
U kapën në flagrancë në parcelën ku kishin kultivuar bimë narkotike, në fshatin Visokë, vihen në pranga 2 shtetas.
Procedohet penalisht për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Visokë
Gjipe, Himarë
Vijon operacioni policor i koduar “Plazhi i lirë”, për lirimin e hapësirave publike në vijën bregdetare dhe verifikimin e aktiviteteve që zhvillojnë subjektet private.
Kishin zënë hapësira publike në plazhin e Gjipesë, procedohen penalisht 4 shtetas.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Blaze”.
Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 60-vjeçari që dyshohet se dogji automjetin e fqinjit të tij, për motive të dobëta.
Policia e Shtetit
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 53”.
Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Wanted”.
Kapet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.
Kamëz
Siguronte lëndë narkotike Kokainë, e ndante në doza në banesën e tij dhe e shiste në qytet, identifikohet dhe kapet 29-vjeçari.
Sekuestrohet sasi e kësaj lënde që iu gjet të arrestuarit, me vete dhe në banesë.
Vlorë
👮♀️👮♂️ Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të komisariateve në varësi, në mbështetje të nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, të ndërmarrë nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut 🏥, dhuruan gjak për fëmijët e prekur nga Talasemia.
Qarku Shkodër/Vijon operacioni i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve në territor, u gjetën dhe u asgjësuan 3126 bimë Cannabis Sativa.
Procedohen penalisht, për shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 rojë mjedisi.
Tiranë/Lirohen hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”.
Procedohen penalisht 7 administratorët e lokaleve që kishin zënë hapësirat.
Hiqen dhe sekuestrohen rreth 330 objekte që iu shërbenin këtyre aktiviteteve ekonomike dhe ishin vënë pa autorizim.
Vau i Dejës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”.
Kapet në flagrancë me armë zjarri pistoletë, në fshatin Nënshat, vihet në pranga 28-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit me municion luftarak.
Stamboll, Turqi
Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Policisë shqiptare dhe Policisë turke, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit takon në Stamboll, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë turke.
Vizitë edhe në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes (IDEF 2025).
Durrës
Lirohen hapësira të tjera në plazhin e Gjirit të Lalzit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.
Hiqen dhe sekuestrohen 1566 komplete me çadra dhe shezlongë.
Procedohen penalisht 14 shtetas.
DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor “The Script”.
Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht administratorët e 8 subjekteve.
Sekuestrohen nga këto subjekte, rreth 54 000 000 lekë në valuta të ndryshme dhe 1 armë sportive pistoletë
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vlera”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes.
Identifikohen 2 shtetas që vodhën me thyerje, në 2 banesa.
Vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim tjetri.
Policia e Shtetit
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 57”.
Kapet në një fshat në Shijak, një 39-vjeçar, i dënuar në Itali, me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Inside”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.
I dënuar me rreth 5 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike në ambient të mbyllur, kapet 43-vjeçari.
Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni ndërkombëtar, multistrukturor, “PANDORA 2”, si rezultat i hetimeve paralele në Shqipëri dhe në Gjermani.
Goditet një grup kriminal, i cili gjatë vitit 2024, mashtroi në platforma online, shtetas gjermanë, me dëm ekonomik mbi 360 000 euro